TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka shpërndarë disa foto nga vizita e përfaqësuesit të lartë të BE Josep Borrell në vendin tonë. Soreca thotë se Borrell dha një mesazh të fuqishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
MESAZHI:
“Shumë faleminderit Përfaqësuesit të lartë/ Zv. Presidentit Josep Borrelli për vizitën e rëndësishme në Tiranë. Ju dhatë një mesazh të fuqishëm: Integrimi në BE i Shqipërisë është një prioritet dhe e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Tani më shumë se kurrë, kur siguria dhe stabiliteti i Evropës janë nën kërcënim”, shkruan Soreca.
Many thanks to HRVP @JosepBorrellF🇪🇺 at the end of his important visit to #Tirana. You delivered a powerful message: the #EU🇪🇺 integration of #Albania🇦🇱 is a priority and the 🇦🇱’s future is firmly in the 🇪🇺. Now more than ever when Europe security and stability are under threat. pic.twitter.com/hHJxPC9lsc
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) March 16, 2022