SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, raporton BBC.
Një zyrtar ukrainas tha më herët se Blinken ishte në Ukrainë, por SHBA refuzoi të komentonte. Por në momentet e fundit, Uashingtoni njoftoi vizitën dhe tha se dyshja tani ishin jashtë territorit ukrainas.