Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë pak çaste më parë. Ajo është pritur nga homologu shqiptar, Ilir Meta.
Osmani e ka nisur vizitën në Shqipëri me një homazh të Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë.
Ajo tha se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.
Dy krerët e shteteve do zhvillojnë takimin kokë më kokë si dhe do kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive.