TIRANË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është në ditën e saj të dytë të vizitës në Shqipëri. Presidentja ka zhvilluar një takim me Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kryesinë e Kuvendit. Ajo më pas do të bëjë nderime në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në orën 10:15.
Në orën 12:30 Presidentja do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që në orën 16:00 do të takohet me Kryeministrin Edi Rama.
AXHENDA:
Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë). Ndërsa në orën 10:15, u.d. Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ndërkaq, në orën 12:30, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në orën 16:00, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë ku do të kryej takime politike të ndryshme. Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në orën 17:00 doli në një konferencë për shtyp me presidentin e vendit Ilir Meta. Ditën e sotme pritet të takojë Kryeministrin Rama.