Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçar.
Sipas informacioneve nga policia, 37-vjeçari E.S është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.