Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpi” duke dalë në qytet. Ai ka dhunuar nënën e tij. 29-vjeçari E. M në Vlorë, ishte dënuar më masën “arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, por i riu nuk ka nguruar ta thyej atë duke dalë nga banesa.
Ai gjithashtu i shtohet një tjetër vepër penale pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.