VLORË– Një vatër aktive zjarri është raportuar nga qytetarët në Kuzum Baba, vendin e shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj në Vlorë. Vatra e zjarrit ka rënë në pjesën e shpatit të kodrës, në pjesën e rrugës që njihet si shkallaret dhe vijon të përhapet me shpejtësi si rrjedhojë e erës.
Flakët po marrin përsipër në shpatin e kodrës dhe deri më tani rrezikojnë vendin e shenjtë. Në atë zonë ka edhe banesa, janë rreth 10 shtëpi, të cilat rrezikohen nga zjarri.
Momentalisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga persona të paidentifikuar.
Lajm në përditësim