• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse

02/03/2021
in Aktualitet
0
“The Economist”: Shqipëria do të arrijë të vaksinojë 60-70% të popullsisë deri në fund të vitit 2022

TIRANË- Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinave kineze apo ruse. Të paktën këtë la të kuptohej dje kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate në Bruksel kur tha se vendi i tij po sheh përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave, ndërsa sot ai nuk e mohoi një mundësi të tillë, por evitoi të jepte shpjegime të mëtejshme. Deri më tani Shqipëria ka bërë mbi 14 mijë vaksina. Autoritetet kanë deklaruar se kanë siguruar një furnzim periodik nga Pfizer & BioNTech, ndërsa Covax njoftoi sot se deri në maj Shqipërisë do t’i jepen 120 mijë doza të vaksinës Astrazeneca.

Në një kohë kur masat shtrënguese nuk po japin efektet e prtishme dhe situata e përhapjes së Koronavirusit vijon të jetë shqetësuese, procesi i vaksinimit mbetet mekanizmi më i sigurt për të luftuar pandeminë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se ëndrra dhe ambicia e tij është që “ne të kemi një fushatë intensive vaksinimi për ta lehtësuar maksimalisht sezonin turistik dhe për ta promovuar Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri shumë të ulët në raport me virusin, si rezultat i një fushate intensive që do këpusë shumë hallka të zinxhit të infektimit”.

Zoti Rama megjithatë pranoi se gjithshka do të varet nga sasitë e vaksinave që vendi do të mund të garantojë: “Faktikisht është një bast shumë i madh përsa kohë duhen siguruar sasitë e vaksinave dhe nuk është aspak gjëja më e lehtë që mund të bëhet sot, është gjëja më e vështirë”.

E duket se pikërisht vështirësia për të siguruar vaksinat që deri më tani janë miratuar nga autoritetet e specializuara amerikane dhe europiane, mund të çojë Shqipërinë që të hedhë sytë dhe nga prodhimet kineze apo ruse, ndonëse deri pak më parë kjo mundësi ishte përjashtuar.

Dje në Bruksel, ku ndodhej për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, çështja e vaksinave, siç pohoi dhe vetë Kryeministri, kishte qenë një temë e diskutuar gjatë. Në konferencën e shtypit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikën e Jashtme, zoti Rama la të kuptohej qartë se po sheh dhe për mundësi të tjera vaksinash. “Edhe pse nuk qe zgjedhja jonë më e mirë, po shohim përtej burimeve tashmë të dëshirueshme të vaksinave”, deklaroi zoti Rama.

Ndërsa sot, i pyetur rreth kësaj deklarate, dhe faktit nëse kishin nisur kontakte konkrete për vaksina kineze apo ruse, kryeministri nuk e mohoi duke zgjedhur të mos jepte shpjegime të mëtejshme. “Do më lejoni të mos bëj asnjë koment”, u përgjigj zoti Rama.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka bërë pak më shumë se 15 mijë vaksina. Mbi 32 mijë doza të Pfizer-it kanë mbërritur në vend, ndërsa pritet një furnizim periodik me disa dhjetra mijëra doza të tjera po të vaksinës Pfizer dhe në muajt në vazhdim.

Sot mekanizimi COVAX njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza të Astrazeneca-s. Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit.

Marrë nga: VOA 

Tags: covid 19vaksinaVaksina kinezevaksina ruseVoa
Previous Post

Vendi nuk gjen qetësi/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

Next Post

‘Është koha të bëni ndryshime të mëdha në dashuri!’ Parashikimi i shenjave nga Paolo Fox për datën 3 mars 2021

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

'Është koha të bëni ndryshime të mëdha në dashuri!' Parashikimi i shenjave nga Paolo Fox për datën 3 mars 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.