• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

VOA: Shqipëri, në tetor rastet me COVID-19 bien dukshëm, rriten viktimat

02/11/2021
in Aktualitet
0
“Zëri i Amerikës”/ Si u përkeqësua pandemia javën e fundit në Shqipëri

Në Shqipëri, gjatë muajit tetor rastet e reja me koronavirus shënuan një rënie të dukshme krahasuar me shtatorin, ndërkohë që pati një rritje të viktimave. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total u rregjistruan 14.719 të infektuar, nga 23.409 të tillë, në muajin pararendës, ose 37.2 përqind më pak. Por në një mënyrë të konsiderueshme, rënia duket se i dedikohet një tkurrjeje po kaq të ndjeshme të testimeve që u reduktuan me 34.1 përqind, duke zbritur nga një mesatare ditore prej 5.125 tamponësh në shtator në 3.271 gjatë tetorit. Megjithatë gjatë këtij muaji, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) ishte më i ulët, me një mesatare prej 14.5 përqind ose 0.7 pikë përqindje më pak.

Rënie kanë shënuar dhe rastet aktive. Në fund të tetorit, sipas të dhënave të së hënës, llogariten 7.177 të tilla, nga 9.499 në fund të shtatorit. Në spitale gjendja paraqitet thuajse e njëjtë. Ndërsa në 30 shtator rezultonin të shtruar 158 pacientë nga të cilët 15 në trajtim intensiv, në 31 tetor ishin 163 të sëmurë, nga të cilët 17 në gjendje të rënduar. Në të kundërt, numri i viktimave shënoi një rritje me pak më shumë se 10 përqind. Përgjatë gjithë muajit tetor, pati 226 humbje jete nga 204 vdekje në muain pararendës.

Një krahasim i shifrave me tetorin e vitit të shkuar, tregon një situatë të përkeqësuar, me gati dyfishin e rasteve të reja. Por kjo duket se i dedikohet thuajse tërësisht faktit që një vit më parë testimet kanë qenë gati tre herë më të pakta. Dhe në fakt, nga ana tjetër, pozitiviteti, nxjerr në pah një panoramë tjetër, duke qenë se rezulton në nivele dukeshëm më të larta, në kuotat e 19.6 përqind. Edhe vdekjet, krahasuar me një vit më parë, janë më të shumta, + 57 përqind. Përgjatë tetorit të këtij viti rastet erdhën duke u ulur në mënyrë progresive, ndërsa shënuan një rritje në javën e parafundit (19-25 tetor) për t’u ulur sërish lehtazi, në javën e fundit (26 tetor-1 nëntor). Numri i të infektuarve, në këtë javë, zbriti në 3537 të prekur, -6.3 përqind, ndërsa testimet u ulën me 9.7 përqind. Gjë e cila mund të ketë ndikuar dhe në tkurrjen e lehtë të rasteve të reja, duke qenë se nga ana tjetër pozitiviteti, u rrit me 0.2 pikë përqindjeje, duke shkuar në 15.8 përqind.Situata në spitale shënoi një përkeqësim. Në javën e fundit mesatarja ditore e të shtruarve ka qenë 159 pacientë, ndërkohë që në javën pararendëse ishte 149. Në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet Covid kishte 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket viktimave, ato kanë qenë në të njejtat nivele. Sërish 51 qytetarë kanë humbur jetën. Vetëm në 24 orët e fundit janë rregjistruar 7 vdekje: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe,dhe një qytetar nga Berati 86 vjeç./VOA

Tags: covid 19 ne vendrriten viktimatVoa
Previous Post

Të shtënat me armë zjarri që tronditën Kamzën, arrestohen dy adoleshentë

Next Post

Ndryshimet klimatike COP26/ Rama në konferencën e OKB: Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj ne, që jemi jondotës?

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Ndryshimet klimatike COP26/ Rama në konferencën e OKB: Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj ne, që jemi jondotës?

Ndryshimet klimatike COP26/ Rama në konferencën e OKB: Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj ne, që jemi jondotës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.