Tiranë- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e Infektivit Ronida Hysin. 30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.
E reja e cila punonte në spitalin Infektiv u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 60 mijë lekë të reja një të infektuar me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavijonin ku ajo shërbente.
Pas kallëzimit të bërë nga djali 25-vjeçar i të ndjerit, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit nisën hetimet. Sipas policisë, infermierja e ka pranuar autorësinë e ngjarjes që u bë publike nga emisioni “STOP”.