Pak para votimit në Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut, Yuri Kim i ka bërë thirrje palëve politike të bëhen bashkë dhe të votojnë pro.
‘Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar ‘atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne jemi me ty.’- shkruan Yuri Kim.