SHBA- Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka votuar me shumicë dërrmuese për një rezolutë që dënon shkeljet e supozuara të të drejtave nga Rusia në Ukrainë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato. The Guardian shkruan se vetëm Eritrea votoi me Rusinë kundër rezolutës së sjellë nga Ukraina, ndërsa 13 abstenuan.
Ambasadorja e Ukrainës në OKB, Yevheniia Filipenko, i tha Këshillit se kishte prova të pakundërshtueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut, si dhe krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit nga Rusia.
“Është detyra jonë e përbashkët të sigurojmë llogaridhënie duke mandatuar dokumentacionin dhe verifikimin e krimeve të Rusisë dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës,” tha ajo.
NEWS: 🇺🇳 UN Human Rights Council votes to support a Commission of Inquiry in response to Russian aggression in Ukraine.
— Rita French 🇬🇧 (@RitaFrenchFCDO) March 4, 2022
Russia’s isolation at the United Nations continues. #StandWithUkraine pic.twitter.com/Lfe0jfaOKu