Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet me reshje të pakta në zonat veriore dhe Qëndrore por rrebeshe shiu do ketë në Jug.
Por pjesa e dytë e ditës sjellë largim të vranësirave dhe reshjeve nga territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C.