Sipas MeteoAlb kjo e enjte do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë motin në Shqipëri gjatë pjesës së parë të ditës.
Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara shiu e dëbore në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremet ditore të luhaten nga -4°C deri në 12°C.