• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Vrasja e Anton Kelit/ Flasin për herë të parë familjarët: Kishte fermë e merrej me bagëti

08/01/2021
in Sociale
0
Vrasja e Anton Kelit/ Flasin për herë të parë familjarët: Kishte fermë e merrej me bagëti

15 Dhjetor 2020, Anton Keli po kthehej në banesë ku e priste e ëma. Fëmijët (dy djemtë dhe vajzën) e bashkëshorten i gjendeshin në një vend të Bashkimit Europian, ku si qindra familje shqiptare, edhe familja Keli kishte sakrifikuar për edukimin dhe prespektivën e tyre jashtë Shqipërisë. Për shkak të dokumentacioneve, Antoni shkonte vetëm me faza të shkurtra kohore tek ata, ndërsa në Rrëshen kur kthehej pranë të ëmës, merrej me shërbim taksi.

Mbrëmjen kur ndodhi krimi, nëna e tij e moshuar kishte dëgjuar zhurmën e makinës që kishte mbërritur poshtë apartamentit ku jetonin. Ishte ngritur siç bënte gjithnjë për ta parë në ballkon, por kësaj here, gati sa nuk u rrëzua dhe iu rrëfeu më pas të afërmve se nuk mundi të dilte, pasi pësoi një marrje mendësh dhe u ul për ta pritur të birin. Por ai nuk mbërriti kurrë i gjallë në atë banesë. Një plumb i heshtur nga silenciatori i vendosur në armën e krimit e goditi në një arterie të zemrës. Ai nuk ka parë asgjë se nga ardhi dhe nga kush.

“Ajo (nëna e Antonit), ndodhej në banesë, dilte shpesh në atë orë në ballkon për të parë mbërritjen e tij. Edhe atë mbrëmje u ngrit në këmbë për të dalë, por pati një marrjemendësh dhe u shemb në divan. I kishte thënë vetes se “nuk mundem të eci”. U ul duke pritur të birin siç bënte gjithmonë. Të dy kishin kaluar koronavirusin dhe nëna e Antonit ishte akoma e lodhur”, tha një familjar i viktimës për Fax News.

Keli u drejtua për tek një dyqan pranë banesës së tij, u fut brenda dhe i kërkoi shitësit me të cilin kishte njohje me të, t’i ofronte një karrige pasi e kishin qëlluar me armë. I hutuar, shitësi i ofron karrigen duke e pyetur “ç’armë po thua” sepse nuk kishte dëgjuar krisma dhe nuk kishte parë ende njolla gjaku. Anton Keli dorëzohet, vetëm një damar i pulsonte dhe shembet në vend.

Tregtari njofton urgjencën, dhe dërgohet drejt Spitalit të Rrëshenit që ndodhet jo shumë larg vendit të ngjarjes. Ende në spital pulsonte diçka në damarët e tij, por ishte e kotë, grahmat e fundit të shpresës për ta mbajtur në jetë u rrëzuan teksa dha shpirt në duart e bluzave të bardha të Mirditës.

51 vjeçari bashkë me të ëmën kishin kaluar vetëm disa ditë para ngjarjes përballjen me virusin famëkeq, ndërsa prisnin ardhjen e festave të fundvitit, pa e kthyer kokën pas se i kishin rënë në qafë ndonjërit. Keli qëndronte pjesën më të madhe të ditës në rrugët e qytetit ku shërbente me mjetin e tij për transport privat me pagesë të personave që e fatutonin, por asnjëherë nuk ju ka shprehur familjarëve indicie apo shqetësime se mund të ishte në rrezik, madje të afërmit i thanë Fax News se askush nuk i di asnjë konflikt apo hatërmbetje me dikë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, por asnjë pistë konkrete që të çojë në zbardhjen e emrit të autorit nuk është zyrtare apo që të ketë materiale që do bënin të mundur identifikimin, kapjen dhe ngritjen e akuzës ndaj tij.

Anton Keli ishte person pa precedent penal, vinte nga fshati Ujë Shtrez i Mirditës ku atje ishte marrë më parë me blegtori, madje ferma e tij ishte ndër më të njohurat në krahinë për shkak të investimit disa vjeçar bashkë me familjen për shtimin e krerëve të të imtave,me të cilat merrej personalisht.

“Para se të vendosej në Rrëshen e familja e tij të emigronte, ai kishte një fermë në fshatin e lindjes. Kishte bagëti të imëta, merrej gjithë kohës vetë me to. E kishte nisur pak nga pak deri sa krijoi tufën, por e ardhmja e fëmijëve ishte më e rëndësishme se aq, e për këtë vendos ti shes”.

Viktima kishte një lidhje familjare me familjen Gjini në Malaj, dy djem të të cilës ranë pre e dy atentateve në harkun e dy viteve. Bëhet fjalë për Tonin (Armando) Gjini dhe Preng Gjini. Ky i fundit kaloi pasoja të rënda nga atentati që i bënë me tritol në Tiranë, në Shtator të vitit 2020, ngjarje e cila vinte pas ekzekutimit mafioz të Kastriot Reçit me snajper nga lartësia e një pallati më 7 Janar të po atij viti.

Ndërkohë, ekzekutimi i Reçit ndodhi vetëm disa muaj pas vrasjes së Toninit para Katedrales së Rrëshenit në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes. Të tre ngjarjet janë të pazbardhura, për asnjërën nuk ka persona në pranga, ndërsa dyshimet se mund të vijnë si pasojë e sagës së hakmarrjeve mes fiseve Gjini e Reçi, janë mohuar nga familjet përkatëse duke pretenduar se nuk janë në hasmëri me askënd. Saga fillon herët ndërsa ishte evidentuar konflikti mes dy fiseve, për ç’ka kurrë nuk u bë publik dhe kurrë askush për asgjë nuk mori përgjegjësi.

Lidhja e Anton Kelit me familjen Gjini shkonin në breza të dytë, ndërsa familjarët e Kelit nuk ngrejnë gishtin e akuzës për askënd sepse nuk kanë prova. Të pyetur nëse mund të ketë ardhur vrasja e 51-vjeçarit si pasojë e lidhjes me familjen Gjini, ata thonë: “Antoni s’kishte konflikte me askënd, ai vetëm shihej duke qeshur me këdo që takohej, shikonte familjen dhe punët e tij. Asnjë shqetësim nuk ka sjellë në familje, asnjë frikë apo kujdes që të ruhej nga diçka a dikush. Ai me Prengën dhe Toninin ishin kushërinj të dytë, media ka abuzuar duke e bërë nipin e familjes dhe se është vrarë për hakmarrje.

Çfarë hakmarrje? Hakmarrja shkruhet në Kanun dhe kur ai zbatohej, nuk vritej kush dilte përpara, sepse përgjegjësia nuk mund të bie në të gjjthë kushërinjtë edhe nëse i ka fis jo më jashtë fisit. Përveç të tjerave, doraci tregonte për krimin që bënte, madje kërkonte edhe besë. Kjo është padrejtësi, të vritet Antoni, është ende e pabesueshme për ne. Pse duhej bërë ndaj tij, kjo është e tmerrshme”.

Trupi i Anton Kelit u përcoll për në banesën e fundit nga qindra persona, familjarë, të afërm, të njohur e të panjohur, ndërsa një pjesmarrje të tillë të njohurit e tij e shpjegojnë edhe për shkak të një vdekjeje të pamerituar, të pakohë dhe se njerëzit u sensibilizuan e dhanë mesazhin e tyre.

“Pafund njerëz, qytetarë të zakonshëm nga ana e anës erdhën në ceremoninë e varrimit, ishin prekur e sensibilizuar nga kjo vdekje e padrejtë. Rrallë ka ndodhur në Mirditë një pjesmarrje e tillë. Sepse të gjithë e njihnin për njeri të drejtë, pa prishur qef me askënd, që shikonte punën e tij dhe familjen e tij. Kush e mori vesh u habit për çfarë ndodhi, u trondit, askush nuk e priste as 100 vjet”.

E ëma e Anton Kelit tani jeton në një qytet bregdetar të vendit tek e bija, ndërsa një djalë tjetër i saj ndodhet në emigrim. Menjëherë pas ngjarjes, në një reagim për Fax News përfaqësuesi Ligjor i familjes Reçi, avokati Aleksander Ndrejaj është distanuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur më 15 Dhjetor të vitit që kaloi duke pohuar se çdo gjë ja kanë lënë drejtësisë.

“Jam përfaqësuesi ligjor i Familjes Reçi në Rrëshen. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot mbasdite në Rreshen, deklarojmë se Familja Reçi nuk ka asnjë lidhje apo implikim me këtë ngjarje. Në lidhje me fatkeqesitë tona Familjare për ngjarjet që kanë ndodhur ne ja kemi lenë në dorë të Prokurorisë dhe policisë për të gjetur autorët për vrasjen e Kastriotit. Me këto veprime në media që po aludohen po na fusin në konflikte të pa qena Familjen Reçi.”– deklaron për Fax News avokati.

Vrasjet që kanë tronditur opinioni:
Sajmir Jaku ekzekutohet në 9 shtator 2016
Gaspër Reçi ekzekutohet në 28 prill 2017
Kreshnik Gjini ezkekutohet në 6 shtator 2017
Armando Gjini ekzekutim në tentativë Maj 2017

Armando Gjini ezkekutohet në 13 gusht 2019
Kastriot Reçi ezkekutohet në 7 janar 2020
Preng Gjini plagoset me atentat me bombë në 15 shtator 2020
Anton Keli ekzekutohet në 15 dhjetor 2020./Dosja.al

Tags: albanewsflasin familjaretvrasja e anton kelit
Previous Post

Nga zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, te pandemia e COVID/ Nikos Dendias zbardh detaje nga takimi me Ramën, në Athinë

Next Post

Alarmi i IGJEUM për përmbytjet/ Ilir Meta: Papërgjegjshmëri ekstreme!

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Alarmi i IGJEUM për përmbytjet/ Ilir Meta: Papërgjegjshmëri ekstreme!

Alarmi i IGJEUM për përmbytjet/ Ilir Meta: Papërgjegjshmëri ekstreme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.