Autori i vrasjes së Behar Sofisë është arrestuar në Mal të Zi. Sofia u ekzekutua paraditen e 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë me dy plumba në qafë dhe shpatull.
Autori 24-vjeçar ditën e ngjarjes ishte i veshur sportiv, ndërkohë që Sofia ishte duke ecur në këmbë dhe madje sapo ishte ngritur nga kafja. Më parë ai kishte fituar edhe betejën ndaj COVID-19.
Ai dyshohet të ishte pjesë e trafikut të heroinës nga Turqia, si dhe të ketë pasur lidhje me ‘bossin’ turk Abdulselam Turgut.
Po ashtu ka dyshime se kohët e fundit Sofia ishte përfshirë në fushatë elektorale për një parti politike, saktësisht në zonën e Kombinatit.