Lezhë – Një prej të dyshuarve për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prelës, Nikollë Sherrniku është lënë në burg.
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Sherrnikun. Avokati i Sherrnikut deklaroi se vendimi i marrë nga gjykata është i pambështetur në prova.
“Gjykata ka marrë një vendim të gabuar. Ky vendim nuk është mbështetur në prova. I dyshuari është i pafajshëm”, ka thënë avokati.