Policia e Lezhës ende nuk ka një të arrestuar të dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, vrasje e ndodhur të shtunën në fshatin Gajush.
Burime zyrtare të policisë lokale, pohuan për median se dhjetëra persona janë marrë në pyetje për të ndihmuar për zbardhjen e vrasjes, por pa arritur dot të mbledhë dëshmi bindëse.
Një burim policor i tha Neës24 se në pyetje janë marrë personat që kanë pirë kafe apo shokë të 26-vjeçarit që ka pas kontakt në ditët e fundit. Po ashtu edhe rrethi familjar apo të afërm të tjerë.