Ditën e sotme qyteti i Elbasanit është blinduar nga forcat e policisë. Mësohet se dhjetëra agjentë e oficerë janë në terren, ndërsa janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Elbasanit, në afërsi të vendit ku u ekzekutua 41-vjeçari Everest Çaka, ku po ushtrohen kontrolle të automjeteve.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku autorët ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj. Everesti nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra ndërkohë që gruaja e tij mori plagë në krah.