Korçë- Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18- vjeçarin, Devis Hoti i arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së 45- vjeçarit, Flamur Duci në fshatin Mbroje.
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje, pasi në analizat e AND-së një fije floku në thikën që u vra pronari i dyqanit, nuk i përket autorit të dyshuar.
18- vjeçari u mbajt në burg 10 muaj pa asnjë provë , teksa familjarët kërkojnë drejtësi nga shteti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci, i cili u vra para lokalit të tij,në atë kohë sipas policisë,viktima u godit me thikë ne krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët.