Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg. Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar për ish-policin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar heqje të akuzës për vrasje me dashje për shkak se Hajdaraj pretendon u vetëmbrojt duke thënë se ka ndjerë rrezik për jetën.
Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të 2020, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Hajdaraj i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, që çuan edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh një pension i përhershëm.