Vrasja e të riut në Tiranë, Klodian Rasha ka ngritur në këmbë qytetarët në kryeqytet, por edhe në rrethe, të cilët kërkojnë dënimin e autorit dhe drejtësi për viktimën.
Sikurse në Tiranë e Durrës, edhe në Gjirokastër qytetarë dhe të rinj kanë ndezur qirinj për vdekjen e 25-vjeçarit.
Teksa sfiduan kushtet e këqija të motit, ata kanë mbajtur të ndezur në duar qirinj, që më pas i kanë vendosur në tokë.