TIRANË- Kapet në Dubai, i shumëkërkuari Plaurent Dervishaj, i njohur si një prej anëtarëve të bandës së Durrësit. Dervishaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme gjithashtu e njohur si SPAK, për vrasjen e Klodian Saliut, në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”!
Ndalimi i Dervishaj mendohet se është kryer nga Policia e Dubait pas udhër-arrestit ndërkombëtar që SPAK ka lëshuar për Dervishajn. Ndërkohë që organi hetues ende nuk ka bërë të ditur asgjë lidhur me operacionin e zhvilluar jashtë vendit lidhur me arrestimin e bujshëm të të shumëkërkuarit