• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

‘Mos, mos, se më vrave!’ Vrasja e të riut dje në Maqellarë, çfarë dëshmie jep shoku i tij

18/12/2020
in Aktualitet
0
‘Mos, mos, se më vrave!’ Vrasja e të riut dje në Maqellarë, çfarë dëshmie jep shoku i tij

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e djeshme, ku dy të rinj kishin dalë për gjueti në malet e Maqellarës, por vetëm njëri kthehet prej andej i gjallë. Sipas informacioneve të Policisë, një 27-vjeçar humbi jetën pasi është plagosur me armë gjahu, çifte, nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, në Maqellarë. Rifat Xheleshi dhe Gentian Kosiqi kanë dalë për gjueti mbi fshatin e lindjes. Xheleshi, 18 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shokun e tij, Gentian Kosiqi, rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e plagëve të marra 27-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ne po hetojmë rreth ngjarjes së rëndë, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka pasur të tjerë persona dhe deklarimet e Xheleshit duhen marrë me rezerva. Ka qenë mesditë dhe fushëpamja e autorit të krimit ka qenë e plotë. Do të hetojmë që ngjarja të zbardhet plotësisht”, njoftoi Policia.

Vetëm pak minuta pas plagosjes 18- vjeçari Rifat Xheleshi u ka telefonuar banorëve të fshatit dhe ka kërkuar ndihmën e tyre për transportimin e të plagosurit, Gentian Kosiqi, drejt Spitalit në Peshkopi. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga rruga nacionale, ndihma është dhënë me vonesë.

Pas afro një ore nga momenti i plagosjes, Kosiqi është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të humbjes së një sasie të madhe gjaku, 27-vjeçari ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes, Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e krimit Rifat Xheleshi.

DËSHMIA E AUTORIT

I pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore Dibër autori është shfajësuar se në momentin që ka shtënë me çifte nuk e ka parë bashkëfshatarin Kosiqi, pasi kishte mjegull të dendur.

“Nga ora 11:30 u nisëm nga Maqellara drejt fshatit Obok. Dola ashtu si herë të tjera me Gentianin. Në mal u ngjitëm për të vrarë ndonjë kafshë a shpend të egër. Ishim disa metra larg njëri-tjetrit. Dallova se në një shkurre përballë meje po lëvizte diçka. Mbusha armën dhe qëllova. Në fakt mjegulla nuk më lejonte të dalloja çfarë e lëvizte shkurren disa metra larg meje. Brenda pak sekondash dëgjova thirrjen e Gentianit: ‘Mos, mos, se më vrave’.

Hodha armën dhe mbërrita shpejt pranë shokut. Gati më ra të fikët kur pashë Gentin të plagosur. Njoftova shumë shpejt njerëzit e mi të afërt që të vinin në mal, por për shkak të rrugës shumë të pjerrët dhe largësisë ndihma Gentianit iu dha me shumë vonesë. Ai rënkonte pa pushim dhe ne ishim të pamundur ta shpëtonim”, është shprehur për Policinë Rifat Xheleshi, 18 vjeç, banor i fshati Obok, Maqellarë. Mirëpo pohimet e Xheleshit janë marrë me rezerva nga ana e hetuesve të ngjarjes. A.L

Tags: albanewsdeshmia e shokutgentian kosiqigjuetimalet e obokutmaqellarerifat xhelleshivrasja e te riut
Previous Post

‘Unë jam Klodiani’/ Gjykata e Durrësit lë të lirë 2 arrestuarit, pritet të jepet masa e sigurisë edhe për 2 protestuesit e tjerë

Next Post

‘Është koha të ndryshoni rolin ose detyrën’, horoskopi i Paolo Fox për datën 18 dhjetor 2020

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Parashikimi i horoskopit 21 dhjetor 2020

'Është koha të ndryshoni rolin ose detyrën', horoskopi i Paolo Fox për datën 18 dhjetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.