Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier.
I vrarë ka mbetur Ahmet Toska, 50 vjeç në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 nga një person ende i paidentifikuar.
Nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e ngjarjes teksa policia ndodhet në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.
Ndërkohë policia e Fierit dhe FNSh kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin e autorit.
“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier” – njofton policia.