Krimi në familje tronditi dje sërish vendin. 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij Menturie Bici 53-vjeç dhe më pas vari veten, në Librazhd.
Pak muaj më parë autori ka dhënë një intervistë për ABC News. Në dhjetor, në prag të ndërrimit të viteve, Bici ka komentuar situatën e vështirë ekonomike, ndikuar nga pandemia e Covid-19.
“Mos të shkojë mendja se i gjithë ky popull këtu ka ardhur për të blerë, por kanë ardhur më shumë për të dalë se u mërzitën duke ndenjur në fukarallëk. Bëj një xhiro nëpër Pazar dhe shiko a gjen njeri me çantë në dorë duke blerë për Vitin e Ri. Nuk kanë asgjë fare. Unë sot kam blerë vetëm letra për të dredhur duhan. Ky është Viti Ri i imi, fukaralliku dhe pa bukë në shtëpi. nuk kam bukë në shtëpi,” ka thënë ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Dyshohet se krimi i rëndë të ketë ardhur si rrjedhojë e një xhelozie mes çiftit. Mësohet se ata kanë pasur konflikte edhe më parë por që nuk i ndjekur në rrugë ligjore. Autori i këtij krimi pinte shpesh alkool, ndërsa dyshimet i kishte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me ish drejtorin e shkollës në Dragostunjë, ky i fundit pas disa konfliktesh ishte transferuar në një shkollë tjetër. Çifti kishte 4 fëmijë, ndërsa ka qenë djali i tyre 18-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit.