Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e Fushë-Krujës ku një 51-vjeçar vrau gruan e tij brenda në makinë. Ngjarja ndodhi në orën 10:45, në një magazinë në Bubq të Krujës. Prej vitesh çifti jetonte në Tiranë. Mësohet se çifti në fjalë ka në pronësi të tyre një dyqan pranë fakultetit të Inxhinierisë. Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët pasi magazina është stallë lopësh.
Aktualisht 51-vjeçari Artan Ismalaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës dhe është transportuar në spital .