Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për ish-efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Sipas prokurisë, krimi është kryer me dashje nga Hajdaraj.Në sajë të gjykimit të shkurtuar, që është pranuar tashmë, nëse Gjykata bie dakord me pretencën e kërkuar nga prokuroria atëherë ish-polici do të vuajë për 13 vite dhe 4 muaj burgim.
Sot prezent në sallën e gjyqit ka qenë dhe i ati i Klodian Rashës, Qazim Rasha.