Kongo- Ambasadori Italian i Republikës Demokratike të Kongos, Luca Attanasio dhe dy oficerë kanë mbetur të vrarë nga një sulm i ushtrisë amerikane në lindje të Kongos.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 10:15 të mëngjesit afër qytetit të Kanyamahoro, pak kilometra larg parkut kombëtar Virunga, në kufi të Uganda-s dhe Rwanda-s.
Ambasadori Italian, Luca Attanasio dhe oficeri i ushtrisë që e shoqëronte kanë mbetur të vrarë nga sulmi. Në një njoftim të mëparshëm u tha se ambasadori kishte mbetur i plagosur, por më vonë u publikua njoftimi zyrtar i ambasadës se Attanasio humbi jetën, raporton The Guardian.
Ambasadori Italian ndërroi jetë rrugës për në spital pasi nuk i shpëtoi plagëve.
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja Alba News