Kjo është historia e vogëlushit Skerdiano, i cili sot gëzon shëndet të plotë falë ndihmës së deputetit Vullnet Sinaj.
Vogëlushi iu nënshtrua një operacioni në zemër vjeshtën e kaluar dhe çdo gjë shkoi me sukses.
Nëna e vogëlushit kërkoi ndihmën e deputetit Sinaj, i cili pa hezitim mundësoi operacionin që do e mbante në jetë vogëlushin Skerdiano.
Skerdiano i vogël, i cili u operua vjet nga zemra nga dora e doktorit të mrekullueshëm Altin Veshti, sot gëzon shëndet të plotë.
Sa e largët duket ajo ditë kur, në maj të vitit të kaluar, Aurora Islamaj erdhi tek unë për të kërkuar ndihmë për djalin e sëmurë. Atëherë, ajo kërkonte përshpejtimin e operacionit pasi fëmija paraqitej në gjendje të rëndë shëndetësore. 🚑
Shkuam në spital dhe u konsultuam me doktor Veshtin, i cili e sqaroi familjen Islamaj se për shkak të moshës së mitur, djali mund të operohej vetëm pas disa muajsh.
Pas verës së ankthit, vjeshta solli pjekjen e kushteve që Skerdiano i vogël të operohej nga zemra. Fatmirësisht, gjithçka shkoi për mrekulli! Shpirti mu mbush me gëzim.
E kam thënë më herët, raste të tilla më motivojnë të ecim para së bashku, të jem mes njerëzve e të ndihem i dobishëm për ta. Kjo është arsyeja pse unë hyra e pse jam në politikë!
Sot, kur Skerdiano mund të buzëqeshë lirisht dhe familja e tij të flejë e qetë, e falenderoj pafund Doktorin që kreu operacionin jo të lehtë dhe gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mirënjohje për këta heronj të kohëve të vështira!🙏