Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh i prerë për të mos dhënë më justifikime për nismën e “Ballkanit të Hapur”.
Në konferencën për shtyp në Beograd në kuadër të samitit, Vuçiç tha se i kanë hapur dyert edhe për vendet që nuk janë bërë pjesë. Për këtë arsye lideri serb thotë se nuk kanë pse të japim më justifikime, pasi gjithçka bëhet për të mirën e qytetarëve të vendeve pjesëmarrëse.
“Ne i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës. Kemi shumë punë, dhe mjaft shqetësime të tjera që të justifikojmë për diçka çdo kohë. Të gjithë kanë një nismë kaq të pastër.
Po e bëjmë këtë për të mirë të qytetarëve tanë, pse duhet të japim shpjegime. Ne diskutuam mbrëmë me kryeninistrin e Malit të Zi, përmendëm se cilat ishin përfitimet. Ai tha se është e rëndësishme që të jetë pjesë e nismës së përbashkët për katastrofat natyrore. Nuk e nxitëm,” deklaroi presidenti serb.