William dhe Harry u bashkuan në një ceremoni në Pallatin Kensington për të kujtuar nënën e tyre e cila sot do të mbushte 60-vjeç nëse do të ishte gjallë.
“Ne e kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj”, thanë ata.
Ata shpresonin që statuja “do të shihej përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj” dhe falënderuar “të gjithë ata persona rreth e përqark botës që mbajnë gjallë kujtimin e nënës së tyre”.
Dyshja u pa duke qeshur dhe duke biseduar, teksa së bashku tërhoqën pëlhurën jeshile për të zbuluar statujën.