Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar me homologun e saj gjerman Michael Roth.
Ministrja Xhaçka nënvizoi se vizita e Ministrit Roth është një tjetër sinjal i qartë i angazhimit të Gjermanisë në mbështetje të proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor. Ajo vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, jovetëm gjatë presidencës së BE-së, por edhe më pas, për arritjen e një konsensusi në gjirin e BE-së mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.