Lufta në Ukrainë ka plasur, me Rusinë që bëri lëvizjen e parë duke sulmuar me bomba dhe duke sjellë panik në Europë. Kjo nuk ka lënë pa u kaluar nga një lojtar i Mançester Sitit.
Ukrainasi Oleksandër Zinçenko kishte postuar një foto në Instagramin e tij, ku fliste me fjalë të ashpra dhe mallkime ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. “Shpresoj të vdesësh në mënyrën mënyrën më të dhunshme,” shkruhej në foto. Gjithsesi ky postim i tij është fshirë dh lojtari tha se këtë e bëri Instagrami, pasi rrjetet sociale shpesh ndalojnë promovimin e gjuhës së urrejtjes.