Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë”, kështu është shprehur Yuri Kim nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka mbështetur nënshkrimin e Memoradumit të Mirëkuptimit midis MIE dhe Exxon Mobil& Excelerate Energy.
Kim shkruan se kjo marrëveshje është një arritje strategjike dhe se hap rrugën për investime më të mëdha mes SHBA-së dhe vendit tonë, duke krijuar në këtë mënyrë më shumë mundësi punësimi për të dy vendet.
Kujtojmë se marrëveshja me SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror në Shqipëri u firmos ditën e djeshme.
“Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha të SHBA dhe Shqipërisë, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan Kim.