Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim aktualisht ndodhet në qytetin e Elbasanit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ambasadorja Kim ka thënë një mesazh të shkurtër, ndërsa ka bërë me dije se do të ecte nëpër qytet për të biseduar për më shumë detaje me qytetarët.
“Ky është momenti dhe detyra juaj. Shpresoj që të gjithë do të votojnë e të gjithë autoritetet do të përmbushin detyrën duke numëruar votat me saktësi. Kandidatët dhe drejtuesit tëq bëjnë detyrën duke pritur me durim dhe duke pranuar verdiktin e popullit. Qytetarët më thanë se kishin votuar dhe se ndjeheshin të sigurtë. Kështu që do eci dhe pak për të parë sesi po shkojnë gjërat.