Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se i dogji qëllimisht makinën një personi në Kolonjë. Uniformat blu kanë njoftuar se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. C.
Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Th. Th. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda materiale”.