Policia e Tiranës ka zbardhur 22 vjedhje në kryeqytet duke proceduar penalisht 3 të mitur.
Të miturit të moshës 13, 14 e 17 vjeç dyshohet të jenë autorë të këtyre vjedhjeve, teksa është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tyre.
Nag ana tjetër është arrestuar një 34-vjeçar për heroinë, një 22-vjeçar pasi në aksin Tiranë-Durrës drejtonte mjetin pa leje drejtimi si dhe D. P.(Gj)., 31 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Zbardhen dhe dokumentohen 22 raste të vjedhjeve të ndryshme, procedohen penalisht 3 shtetas të mitur, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Z., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale .
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K.S., 22 vjeç, pasi në aksin rrugorë Tiranë – Durrës u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
D. P.(Gj)., 31 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S., pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme