• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

ZBARDHEN përgjimet e reja/ “Është tërhequr ajo se e ka b… keq, ti e di historinë!” Dalin bisedat mes vëllait të të dënuarit dhe sekretares

15/02/2021
in Aktualitet
0
ZBARDHEN përgjimet e reja/ “Është tërhequr ajo se e ka b… keq, ti e di historinë!” Dalin bisedat mes vëllait të të dënuarit dhe sekretares

Tiranë- Në dinamikën e zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se gjatë komunikimeve telefonike të shtetasit R. H., ky i fundit ka kontakte telefonike me përdoruesin e numrit celular xxx141, i cili thirrej me emrin “Gazi” (i identifikuar si shtetasi Gazmir Nezaj).

Nga komunikimet mes këtyre dy shtetasve kanë dalë të dhëna për dyshime të një rasti për korrupsion në drejtësi. Konkretisht, shtetasi Gazmir Nezaj ka bërë takime dhe interesohej për të liruar nga burgu vëllanë e tij, shtetasin Gentjan Nezaj, i cili është arrestuar dhe më pas dënuar për “Prodhim dhe shpërndarje narkotikësh”, pasi është kapur në vitin 2016 me rreth 31 kg marijuanë në makinë, në Kamzë.

Shtetasi Gentjan Neza po vuante dënimin në IEVP Fushë-Krujë. Referuar këqyrjes së faqes së internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë rezulton se në këtë Gjykatë është regjistruar më datë 05.06.2020 një kërkesë e të dënuarit Gentjan Nezaj me objekt “Aplikim dënimi alternativ/ qëndrim në shtëpi”. Gjyqtare e çështjes rezulton të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha. Në dosjen e SPAK-ut janë zbardhur përgjime mes vëllait të të dënuarit dhe kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila i tregon se kërkesa e të vëllait i shkon në dorë gjyqtares së “preferuar”. I dënuari Gentian Nezaj ishte kujdesur që edhe kjo kërkesë t’i bjerë gjyqtares së preferuar Enkeleida Hoxha, lidhje e avokatit Aldo Tabaku, nga i cili kishte marrë garancinë se kërkesa do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren.

PJESE NGA PERGJIMET NE DOSJEN E SPAK

Më date 22.06.2020, ora 12:00, Isuf Tanuzi komunikon me shtetasin Gazmir Nezaj, si më poshtë:

Gazmir Nezaj: Alo eee, ku je? Unë në Fushë-Krujë jam qitash.

Isuf Tanuzi: Ku të dush ti, takohemi.

Gazmir Nezaj: Unë po shkoj edhe po e pres atë shokun atje, qysh e ka…

Gazmir Nezaj: Teee parku, ku isha atë ditë me Gjergjin, se aty e kam lënë me ta unë, a je ka kupton?

Isuf Tanuzi: Mirë, kur të jesh atje, më thirr.

Isuf Tanuzi: Unë afër jam, afër “Nord Parkut” jam.

Gazmir Nezaj: A je ndal kund ti?

Isuf Tanuzi: Jo, se jam ndal me ca njerëz, do të vij me italianët te ti.

Më 22.06.2020, ora 12:26, numri xxx777, që i përket një shtetasi të paidentifikuar, komunikon me shtetasin Gazmir Nezaj dhe biseda ka këtë përmbajtje:

Gazmir Nezaj: Jo, jam ke ai lokali ku hëngrëm drekë, te “Nord Park”-u, Fushë-Krujë, sa u ktheva prej Kruje.

Gazmir Nezaj: Hiç, hala, s’e qemë tërheq na atë ditë. U desh me e marrë letrën ene me e çu andej, dy herë e bana Fushë-Krujë – Krujë.

Gazmir Nezaj: Qashtu tha avokati burrë, ku po di…

Gazmir Nezaj: E tash, sot do qesin ata shortin edhe javën tjetër fillon gjyqi prapë.

777: Pse u tërhek gjyqtaren eee… (nuk kuptohet mirë)

Gazmir Nezaj: Aaaa nuk e di, gjoja janë konë ka përgjojnë edhe seç ka fol ai aty mrena eee… duhet me u terheq.

777: Është tërheq ajo, se ajo e ka bythën keq ajo, se ti e di historinë e saj.

Gazmir Nezaj: Po pra po, po bie prapë ajo, po vetëm atë ditë se tha ky…

Gazmir Nezaj: Me babën vetëm. Mori në telefon Beni, ka vjen këtu. Ka bij me të taku.

777: Unë jam në Sauk, këtu tashti ka i futin një tub me i nxjerrë.

Edhe në këtë bisedë Gazmiri i komunikon bashkëbiseduesit se ata do të hiqnin dorë nga kërkesa pasi gjyqtarja kishte frikë, por nga ana tjetër, e informon se do ta ribënin kërkesën dhe se ajo do t’i binte sërish së njëjtës gjyqtare.

Siç ishte planifikuar, vetëm pas pak ditësh, më 01.07.2020, i dënuari Gentian Nezaj ka depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë të njëjtën kërkesë, me të njëjtin subjekt: “Aplikim dënimi alternativ”. Shtetasi Gentian Nezaj kujdeset që edhe kjo kërkesë t’i bie gjyqtares së preferuar, Enkeleida Hoxhës, lidhje e avokatit Aldo Tabaku, nga i cili kishte marrë garancinë se kërkesa do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren. Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, shtetasi Gazmir Nezaj kontakton sërish kryesekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçin.

Më 01.07.2020, ora 11:14, Gazmir Nezaj Komunikon me Manuela Mallkuçin dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë:

Gazmir Nezaj: … Hiç, n’punë apo n’shpi?

Manuela Mallkuçi: Jo, jo, jam pak te “Hygeja” për mamin.

Manuela Mallkuçi: Te spitali jam.

Manuela Mallkuçi: Kam sjellë pak mamin.

Manuela Mallkuçi: Po kështu më mirë e kam më mirë. T’shohim tani se do ta fus për koronaren.

Manuela Mallkuçi: T’shohim ç’a do m’dali.

Gazmir Nezaj: E hajde se për gjithçka po t’marr prapë n’telefon.

Manuela Mallkuçi: Faleminderit, po dëgjo tani dëgjo, meqë më more.

Manuela Mallkuçi: Ajo nesër i shkon asaj n’dorë, ajo kërkesa…

Kjo bisedë është shumë e rëndësishme pasi shtetasja Manuela Mallkuçi e siguron Gazmirin se kërkesa do t’i shkonte asaj në dorë, gjyqtares Enkeleida Hoxha. Shumë domethënëse është se kjo bisedë zhvillohet ditën që është regjistruar kërkesa nga Gentian Nezaj në sekretari.

Më 02.07.2020, ora 09:55, Gazmir Nezaj komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

Manuela Mallkuçi: Kërkesë Gentianit?

Manuela Mallkuçi: Nesër i shkon gjyqtares n’dorë, e kam regjistruar…

Gazmir Nezaj: E ke regjistruar? I shkon nesër gjyqtares?

Manuela Mallkuçi: Po… po…

Gazmir Nezaj: I bi këtij, t’njëjtit?

Manuela Mallkuçi: Po… po.

Manuela Mallkuçi: Prandaj, pa merak…

Gazmir Nezaj: Ok, t’rujt Zoti i madh. A po t’marr edhe një herë pasasdite, tregomë ça po bahet me nënën edhe po shihemi atëherë…

Manuela Mallkuçi: Faleminderit!

Gazmir Nezaj: Hajde t’rujt Zoti, t’fala!

Edhe kjo bisedë paraqet vlerë prove, pasi tregon se shtetasja Manuela Mallkuçi ka mundësuar që kërkesën e bërë nga ana e Gentian Nezajt t’ia kalojë gjyqtares së preferuar të kërkuesit, Enkeleida Hoxhës.

Më 03.07.2020, ora 16:24, Gazmir Nezaj komunikon me shtetasin Isuf Tanuzi, ku përftohet kjo bisedë:

Isuf Tanizu: Ajo më tha e ka çu dje për gjykim çështjen.

Isuf Tanizu: Edhe nga java tjetër marrim vesh datën kur e kemi.

Gazmir Nezaj: Eee ok. E këtij po i them unë që nuk e di ti se sa kështu… se unë du me ik deri në një shtet tjetër prej Prishtine, në qoftë se ky vjen deri aty me të taku ty, veç për me…, nuk i intereson se nuk është e mirë, se ky e çon në një vend tjetër, a je ka kupton?

Më 06.07.2020, ora 14:04, Gazmir Nezaj komunikon me numrin telefonik xxx021, që i përket një institucioni riedukimi, dyshohet se është Gentian Nezaj (vëllai i Gazmirit). Nga përgjimi përftohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Gazmiri: Fola me atë unë, fola me atë n’telefon.

Gazmiri: Unë fola me atë tani, po ai, unë s’di se ça, se ça halli ka.

Gentiani: S’e di shok, s’e di si janë këto gjana vari lesht, s’merret vesh.

Gazmiri: Sot se e mori n’telefon ai kur isha unë me të, i tha unë ka bie qitash n’Fushë-Krujë, i tha n’telefon.

Gentiani: Po pra po, këtu erdh mor burrë.

Gentiani: Këtu erdh e i takoi, s’po di. Ky ani e ndan shoku, s’e di, s’e di ça me t’thanë.

Gentiani: Nejse se s’po di. Ça thotë ky tjetri, a mund t’gjehet? Avokatin e merr njeri s’po di ça me t’than. Qitash ky tha s’muj unë.

Gazmiri: Jo tha ky, me këqyr me marr dikë tjetër, ai baba këtij, a ndoni njerëz të tij.

Gentiani: Po ti a e takove vetë?

Gazmiri: E takova, po ai m’tha mu, unë me të nejta, duhet me ia qit nja 5-6 birra këtyre.

Gentiani: Ba me e taku, a qe edhe Isufi, ee?

Gazmiri: Qe çuni Çezarit ky, ai si e ka ai…

Gentiani: Po mirë tash ky thotë a mundem unë o vëlla a jo, si përfundim jo thotë, ee?

Gazmiri: Atë tha, gjoja ti tha, atë njërin e atij tha dhe kam folur unë me atë tha, i gjashtëshe.

Gentiani: Po mirë mo ti thuj o vllam, t’i merrje krejt përsipër dhe punën e këtij.

Gazmiri: I thash unë dhe atij, jo se e kanë shyti n’kryq atë, se e kanë përgju, ka thënë vetë ky i çështjes.

Gazmiri: T’kanë përgju gjoja ty atje?

Gentiani: Mos mor, është ba krejt lëmsh, s’po di fort, s’po di, duhet me i dhanë drejtim shoku, s’ka kohë a i the?

Gazmiri: I thashë, ti këtë javë do ta kesh ditën.

Gentiani: Po pra duhet me e taku këtë javë, është caktu, s’po di ça me t’thënë. Këtij dikush duhet me i bërtit, se ky është legen.

Gazmiri: Ça legen, u s’di ça avokati është ai.

Gentiani: Ani tash si përfundim ky thotë duhet me marr diku, po a i the, fole ti me caktu këtë javë t’paktën?

Gazmiri: Jo atë folni ju, lidhuni ju me atë.

Gazmiri: Me atë tjetrën edhe ai shko dikush tjetër.

Gentiani: A e gjen ky atë tjetrin, a duhet me e gjet ti thuaj?

Gazmiri: Jo o shok e gjejmë ne vetë një tjetër.

Gentiani: Ani pra s’po di, a duhet me u caktu ai shoku një herë?

Gazmiri: Po, po. T’shohim ça po thotë djali njerëzve atij, se fola unë me të, ça po m’thotë ky a mos e ka bo këtë punë ky, ka fol me atë tonin, se ky tha këto janë fjalët që ka thënë ai, mos i ka thënë këto fjalë janë… i tha ky t’fala bëji Fatmirit. I tha ky. E di, e di, tha.

Gentiani: E për të dy tha kaq ky, ee?

Gazmiri: Po njëri aq edhe…

Gentiani: Po tani unë s’po di cila, si me e nda me të?

Gazmiri: Po ti shok t’paktën me e nda me të.

Gentiani: Po pra, po ti a i the: “Vëlla merru dhe me atë”. Unë s’po merrem me kërrkënd, po s’i the, hajt shnet.

Gazmiri: Jo unë, mua m’kanë n’shënjestër, se kanë përgjuar ata. E dimë, e din që kemi pagu për me qit atë. Gentiani: Jo thotë, ku di gjë.

Gazmiri: S’kena pagu kërrkënd, i thashë s’jena marrë me atë punë, thashë ndihmesa më e madhe ka qenë thash, se kam marrë zarfin ke burgu, me vulë t’drejtorit, e kam çu te posta.

Gazmiri: Ça fol, ça këna me lyp?

Gentiani: Ato do t’fillojnë thuaj se s’ka kohë, se ti aq duhej me i thënë, kaq, me pat bo ndonjë telefon atij, ku a s’ka nevojë me e mor ma aj, ee?/PANORAMA

Tags: albanewsdalin pergjimetEnkeleda hoxhaspak arreston gjyqtaren e krujes
Previous Post

“Kam plane pune dhe jo premtime!” Basha për programin e PD: Nëse nuk i zbatojmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë!

Next Post

Bllokimi në aksin rrugor Milot-Balldren/ Prokuroria nis hetimet ndaj firmës kontraktore “Geci”

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Bllokimi në aksin rrugor Milot-Balldren/ Prokuroria nis hetimet ndaj firmës kontraktore “Geci”

Bllokimi në aksin rrugor Milot-Balldren/ Prokuroria nis hetimet ndaj firmës kontraktore “Geci”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.