Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes, që do të zhvillohet ditën e martë në 10 nëntor, që do të drejtohet nga Bullgaria e Maqedonia.
Samiti që do të mbahet ne kuadër të Procesit të Berlinit do të çelet nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta dhe ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit. Pjesë e samititi do të jetë dhe kryeminsitri Edi Rama.