• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zbardhet debati/ U la jashtë listave, Edi Rama përplaset me Ditmir Bushatin. Ish-ministri: Mos kandido personat e lidhur me krimin

09/03/2021
in Politikë
0
Zbardhet debati/ U la jashtë listave, Edi Rama përplaset me Ditmir Bushatin. Ish-ministri: Mos kandido personat e lidhur me krimin

Kryesia e Partisë Socialiste nuk i shpëtoi dje debateve në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë, kryesisht për listën e Tiranës. Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shprehur habi që drejtuesi i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, të jetë jashtë listës fituese.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke iu drejtuar kryeministrit Rama, i ka kërkuar që të mos kandidojë “persona të lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në”.

Mbledhja e kryesisë së PS-së është zhvilluar pjesërisht online, ku në sallën e selisë rozë kanë qenë vetëm drejtuesit e qarqeve, ndërsa anëtarët e kryesisë përmes platformës “Zoom”.

Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, iu përgjigj Bushatit se nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike, dhe jo të bësh punë.

“Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta, përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër”, është shprehur Rama.

DEBATI NË KRYESINË E PS

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së.

Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të krysesisë së PS-së. Nuk ka arësye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëvë të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë.

I them të gjitha këto pa pasur ndonjë ngarkesë personale, sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk kam asnjë merak për deputet, jeni ju ai që më jeni lutur që 28 vjeç që të bëhem deputet për shkak të boshtit programatik që unë kam besuar. Të janë dashur 5 vjet të më bindësh. Jam krenar që unë i kam qëndruar konsistent atij boshti programor dhe vlerave që përfaqësojnë socialistët dhe progresistët. Unë fatmirësisht nuk jam as në grupin e kalamajve dhe as në grupin e senatorëve.

Detyra e ministrit të Jashtëm ka qenë nder i jetës sime, e kam përmbushur me integritet siç edhe ju e keni deklaruar, e kam bërë këtë detyrë më së miri dhe i kam kthyer dinjitetin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por unë kam qenë në qeverisje, por jo në pushtet dhe nuk kam menaxhuar para dhe interea publike, nuk kam vrarë njeri, nuk kam shkuar asnjëherë për ndjekje penale, nuk jam përgojuar as për korrupsion, as për lidhje klienteliste, nuk i kam futur duart në xhep njeriu.

Nuk më erdhi mirë që Erioni iu drejtua kolegëve Majko, Xhafaj dhe zonjës Kodheli me interpretime sofiste për pozicionin e tyre në listë, sepse unë dhe ti Erion kemi ardhur në partinë socialiste nga shoqëria civile për ta bërë politikën më të mirë dhe jo për ta çuar në këtë derexhe. Nuk jam dakord që neve na mbështesin 65-vjeçarët e lart, siç the ti, që për ne duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse një parti pa rini nuk ka të ardhme.

Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipqëria më e madhe se politika. Për shkak të karakterit tim të fortë dhe integritetit tim personal, ua kam thënë gjërat ballazi megjithëse kam marrë kosto nga kjo.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

Tags: albanewsdebat i ashperditmir bushatiedi ramalistat e kandidateve per deputete
Previous Post

“Dëgjova krisma arme dhe një zë që tha ‘e vranë’ ”/ Zbardhet dëshmia: Klodian Rasha ishte i shtrirë, policia më tha të largohem

Next Post

E RËNDË/ 63-vjeçarja hidhet nga lartësia në Tiranë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Bie nga lartësia punëtori i ndërtimit te ‘Kodra e Diellit’, 59-vjeçari transportohet menjëherë në spital

E RËNDË/ 63-vjeçarja hidhet nga lartësia në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.