Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në Bruksel.
Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për ‘BalkanWeb’ se bëhet për Ardit Spahiun nga Elbasani.
Spahiu u vra me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima, 38-vjeçar, ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt. Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Deri më tani nuk dihet ende pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet./ BalkanWeb