TIRANË– Albanews.al ka zbardhur identitetin e 60-vjeçarit që mori vendimin të vetëhidhej nga spitali “Shefqet Ndroqi” mesnatën e kaluar. Mësohet se bëhet fjalë për qytetarin nga Rrësheni, të identifikuar si Leonard Skabona.
Skabona është hedhur mesnatën e kaluar nga dritarja e dhomës së tij, ku dhe ishte shtruar prej dhjetë ditësh. Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.
Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat