Është zbardhur marrëveshja e Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Monika Kryemadhit, për të garuar bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.
Siç shihet në marrëveshjen e firmosur nga grupi i Berishës dhe LSI, të dyja palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë”.
Në dokument sqarohet se “drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.