Një francez është shoqëruar si i dyshuari kryesor i jahtit që u gjend i braktisur në Shëngjin pak ditë më parë.
BalkanWeb mëson se indicia që ka çuar në shoqërimin e francezit dhe implikimi i tij në këtë çështje është një dokument i gjetur brenda jahtit.
Jahti ishte me flamur slloven dhe shtetasi francez ka pranuar që jahti është i tij dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.
Ndërkohë pavarësisht dëshmisë së francezit, ka dyshime paraprake se ky jaht mund të jetë vjedhur dhe më pas autori apo autorët e kanë lënë pranë zonës së Patokut në Kurbin.
Jahti u gjet 9 ditë më parë në Shëngjin dhe u ankorua në port, teksa prej po kaq ditësh ka qenë mister ‘fati’ i pronarit apo drejtuesit të këtij jahti, teksa francezi i shoqëruar thotë se është i tij.