Abedin Uruçi, prej muajit tetor 2020 ishte në kërkim. Nga arratia, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Alma Ahmeti dhe rrëzimin e urdhërit të ndalimit të prokurores Rita Gjati.
Në datën 26 tetor 2020, Abedin Uruçi, ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, i ishte drejtuar gjykatës së qytetit me një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe urdhërit të ndalimit të nxjerë nga prokurorja, Rita Gjati.
Kjo masë sigurimi ishte nxjerë për shkak të veprimeve arbitrare që ish-zyrtari i shtetit kishte kryer, duke ndërtuar pa lejë, “kanosur punonjësit e bashkisë” dhe “kundërshtuar ata me forcë”.
Kjo kërkesë është ende në fazën e gjykimit të gjykatën e Kukësit dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Alma Ahmeti.
Por “Ora News” mëson se njëherësh brenda muajit nëntor 2020, Abedin Uruçi, ka kërkuar sërisht në gjykatë, përjashtimin e gjyqtares Alma Ahmeti dhe pavleshmërinë absolute të udhërit të ndalimit të nxjerë nga prokurorja e Kukësit, Rita Gjati.
Kjo kërkesë e tij për të nxjerë “nul” urdhërin e arrestit dhe përjashtuar gjyqtaren Ahmeti, është rrëzuar në 10 nëntor 2020, duke bërë që ndalimi i tij të mbetej në fuqi.
Përleshja
Sot (12janar 2021) forcat policore të Kukësit kishin marë informacion se Abedin Uruçi, qëndronte në ambjentet e një hoteli në Kukës, dhe menjëherë kanë shkuar për të bërë arrestimin e këtij personi.
Por sapo policia është afruar për ta arrestuar, Abedin Uruçi, ka reaguar duke nxjerë nga brezi një armë pistoletë, dhe e ka mbushur atë. Efektivët e policisë kanë mundur ta neutralizojnë me shpejtësi, duke i kapur armën.
Në këto momente palët janë konfliktuar fizikisht, ku sipas burimeve nuk kanë munguar grushtat dhe shkelmat, çka ka sjellë lëndimin e disa punonjësve të policisë.
Arratisja
Gjatë përleshjes Abedin Uruçi, sërisht ka mundur të shpëtojë duke u larguar me vrap.
Ndaj Uruçit që nga muaji tetor 2020 momentalisht janë ngritur, tre akuza si ajo e “Ndërtimit pa lejë”, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, por pritet që ti shtohen dhe akuza të tjera.