• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zbardhet udhëzimi i PD-së për fushatën elektorale: Takime derë më derë, në dy faza

22/01/2021
in Politikë
0
Basha me ekselencën që kanë studiuar jashtë: Objektivi kryesor është rikthimi i të rinjve

‘BalkanWeb’ siguron udhëzimin e fundit të PD për fushatën elektorale. Degët udhëzohen se do të ketë takime derë më derë gjatë fushatës dhe do të ndodhë në dy faza, njëherë nga 15 janari deri në 5 mars pë prezantimin e PD dhe Bashës, dhe më pas nga 6 marsi deri më 20 prill prezantimi i zgjidhjeve nga PD.

Grupet e terrenit duhet të mbajnë shënime sipas udhëzimit, problemet e votuesit, preferencat në votim etj.

Gjithashtu në udhëzim tregohet dhe si anëtarët e PD që do jenë pjesë të grupeve të terrenit duhet të sillen, pasi duhet të jenë miqësorë, me energji, entuziastë, të buzëqeshur, mos improvizojnë si dhe t’i jepet rëndësi tonit të zërit dhe gjuhës së trupit.

Duket se tashmë nga PD ka hyrë në fushatë prej 15 janarit dhe deri më 20 janar u ka treguar qartazi detyrat grupeve që do drejtojnë fushatën në terren.

UDHËZIMI I PD

Udhëzim për takimet derë më derë (Canvassing)
Fushata 25 Prill 2021

Ne do të trokasim në shtëpitë e votuesve në dy faza:
1. Herën e parë është prezantimi i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës tek votuesi dhe shumë e rëndësishme është të mblidhen problemet e votuesit. (15 JANAR – 5 MARS)
2. Hera e dytë është prezantimi i zgjidhjeve të Partisë Demokratike për problemet e tyre. (6 MARS – 20 PRILL).

Konkretisht, detyrat e grupeve që do të bëjnë fushatën derë më derë:

Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar {Zyrtari përgjegjës}, pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë):

• Për të identifikuar votuesit.
• Për t’u bërë atyre disa pyetje.
• Për të mbajtur shënim (regjistruar) problemet e tyre.
• Për të mbajtur shënim (regjistruar) preferencat e tyre të votimit, me qëllim identifikimin e votuesve të sigurt të PD, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera.
• Për t’i dhënë një mesazh përmbledhës për të votuar PD, duke i treguar në mënyrë të përmbledhur për PD, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës.

Faza e dytë (kandidatët për deputetë, të shoqëruar nga një grup të rinjsh vullnetarë):

• Për t’u treguar votuesve për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.
• Për t’i bindur që të votojnë për Partinë Demokratike.
• Për t’u dhënë atyre një pjesë të literaturës së fushatës (broshurë).
• Për të bashkëbiseduar me ta dhe për t’u prezantuar zgjidhjet që ofron Partia Demokratike për problemet e tyre.

Gjatë kësaj fushate derë më derë nuk duhet të harrojmë se:
• Si parti politike ne jemi për të zgjidhur problemet e votuesve. Ky është misioni kryesor i çdo partie. Kjo është ajo që çdo votues pret nga ne.
Partia që mund ta bindë votuesin se do të zgjidhë problemet e tij, do të fitojë zgjedhjet!
• Kjo është detyra më e RËNDËSISHME në fushatë, më produktive për të siguruar fitoren dhe duhet të bëhet me SERIOZITETIN më maksimal të mundshëm.

Si ta bëjmë fushatën derë më derë?

• Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten. Numri i zyrtarëve përgjegjës, grupeve të vullnetarëve dhe zonat përkatëse, caktohen nga Shtabi në varësi të madhësisë së zonës, numrit të votuesve dhe nevojës për të përfunduar procesin në secilën fazë brenda afatit të caktuar.
• Zyrtari përgjegjës do të shoqërohet nga një ose më shumë vullnetarë të cilët do ta ndihmojnë atë për të regjistruar të dhënat e votuesve, sipas formatit të dërguar.
• Kur të keni mbaruar në terren, vullnetarët dhe zyrtari përgjegjës kthehen në zyrën e Shtabit dhe ju lutemi kaloni menjëherë, por jo më vonë se ditën tjetër, të dhënat në sistemin CRM në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shpejt rezultatet e canvassing dhe të ndjekim progresin.
• Pajisja me Badge për vullnetarin – duke e mbajtur këtë badge do t’ju identifikojë si një vullnetar fushate.
• Pajisja me Broshurat e Fushatës – jepini një nga këto broshura secilit votues.

Çfarë të thuash, si ta thuash atë
• Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit. Mos harroni: Zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë!
• Tregoni se jeni shumë i interesuar dhe empatik ndaj problemeve të votuesve. Dhe theksoni që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë zgjidhjen dhe i thoni votuesit tek i cili do të shkoni që t’ia paraqisni atij / asaj herën e dytë kur do të vizitojmë këtë votues. Mos harroni ato që thamë më lart për fitoren e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për zgjidhje!

Si duhet të sillemi?
• Jini shumë miqësor, plot me energji dhe entuziast.
• Mos improvizoni, por qëndrojuni besnik pyetjeve dhe mesazhit siç është në formatin bashkëlidhur.
• Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme.
• Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë.
• Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbisedoni me votuesin.

Rreth pyetjes së vështirë:
• Kur ju bëjnë një pyetje që nuk mund t’i përgjigjeni, mos e improvizoni, mos gënjeni dhe mos e manipuloni përgjigjen.
• Thjesht tregojini votuesit se jeni vullnetar, se nuk e dini përgjigjen, por do ta zbuloni dhe do t’i ktheni atij përgjigje.
• Pastaj paraqisni pyetjen e votuesit tek mbikëqyrësi juaj ose direkt në Selinë Qendrore, cilado qoftë çështja.

Udhëzime të veçanta:
• Do të zbuloni se pothuajse të gjithë do të jenë të sjellshëm dhe të gatshëm të dëgjojnë.
• Nëse kontaktoni me një person jo miqësor, mos debatoni – thjesht përfundoni bisedën shpejt me një falënderim dhe vazhdoni tutje.
• Nëse keni pyetje ose probleme, ju lutemi telefononi mbikëqyrësin tuaj.

Tags: albanewsfushata elektoralepdZgjedhjet e 25 prillit
Previous Post

Studentët takim me Rakacollin: Nëse nuk na kthejnë në auditore do të nisim protestat

Next Post

COVID-19/ 14 viktima dhe 289 raste të reja në Kosovë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Foto ilustruese

COVID-19/ 14 viktima dhe 289 raste të reja në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.