• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit/ U ekzekutua me tre plumba në kokë, arrestohet autori i dyshuar

25/08/2021
in Aktualitet
0
Zbardhet vrasja e Xhuljan Bullarit/ U ekzekutua me tre plumba në kokë, arrestohet autori i dyshuar

 Bledar Selmanaj, 39 vjeç akuzohet se është autori i ekzekutimit të 25-vjeçarit nga Babrruja, Xhuljan Bullari në fshatin Babicë të Vlorës. Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Bledar Selmanajn, i skeduar nga Policia si autori i një sërë vjedhjesh, si dhe është bërë sekuestrimi i armës me të cilën është qëlluar Xhuljan Bullari. Teksa ende nuk janë të qarta motivet e vrasjes, konfirmohet njohja mes autorit dhe viktimës. Policia i ka gjetur në oborrin e banesës së tij në Vlorë edhe armën e zjarrit tip pistoletë, veshjet që janë përdorur gjatë vrasjes dhe 1 aparat celular.

Menjëherë pas vrasjes së të riut, grupi hetimor i ngritur nga Prokuroria zbuloi se në telefonin e viktimës rezultonte komunikim në orët e fundit me Bledar Selmanajn. Paralelisht nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë, u pa se personi që shoqëronte Xhuljan Bullarin në hyrje të qytetit të Vlorës ishte 39-vjeçari i dënuar disa herë për vjedhje. Pas hetimeve është bërë i mundur lokalizimi i autorit, i cili fshihej në një apartament në zonën e ish-Bllokut, ku dhe është prangosur dje nga Policia. Ai u arrestua dhe në dëshminë e tij para policëve ka mohuar që të jetë ai autori i vrasjes, ndërsa ka pranuar shoqërinë dhe udhëtimin nga Tirana drejt Vlorës me viktimën.

Bledar Selmanaj ka pranuar para specialistëve të Policisë se ka qenë ai personi që është nisur nga Tirana me 25-vjeçarin Xhuljan Bullari drejt Vlorës dhe më pas kanë përfunduar në fshatin Babicë e Madhe, atje ku mbrëmjen e 20 gushtit, ora 21:00, i riu gjeti vdekjen pas një plumbi që mori në kokë. 39-vjeçari ka pranuar shoqërinë dhe njohjen e mëparshme me të riun por nuk ka pranuar që ë jetë ai autori i vrasjes. Por, provat e mbledhura deri më tani tregojnë të kundërtën. Nga hetimi i deritanishëm rezulton se ka prova dhe komunikime që provojnë se mes viktimës dhe autori ka patur një konflikt për një prishje pazari, që grupi hetimor dyshon se lidhet me një çështje droge. Të dy miqtë u nisën drejt Babicës për t’u sqaruar, por debati ka degraduar dhe Selmanaj akuzohet se ka qëlluar për vdekje të riun.  

Prishja e pazareve të drogës është pista kryesore ku grupi hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Vlorës po fokuson hetimet për vrasjen e të riut Xhuljan Bullari nga shoku i tij, Bledar Selmanaj me të cilin kishin njohje të mëparshme. Një pistë e dytë është një borxh i pashlyer që viktima i kishte autorit duke bërë që debati mes tyre të përfundonte në përdorimin e armës së zjarrit.

Tags: albanewsbabiceplumba ne kokevrasja e xhuljan bullaritXhuljan Bullarizbardhet vrasja
Previous Post

Zjarret në Shqipëri/ Aktivizohet një vatër në Karaburun

Next Post

Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Do të vazhdojë punën në spital

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Do të vazhdojë punën në spital

Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Do të vazhdojë punën në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.