Pas dy vitesh me shtyrje datash dhe anulimesh për shkak të pandemisë, Billboard ka konfirmuar se cilët do të jenë këngëtarët që do të kryesojnë shfaqjet në Coachella për vitin 2022.
Emrat janë Harry Styles, Billie Eilish, Kanye West dhe Swedish House Mafia. Festivali do të mbahet më 15-24 prill. Emra të tjerë që do të performojnë janë Lil Baby, Daniel Caesar, Megan Thee Stallion, 21 Savage, Stromae, Doja Cat etj.
Billboard konfirmoi emrat me një burim pranë festivalit pasi qarkulloi një poster. Në vitin 2020, ishte parashikuar që emrat kryesorë do të ishin Rage Against the Machine, Travis Scott dhe Frank Ocean. Billboard ka konfirmuar më parë se Scott dhe Rage Against the Machine nuk do të jenë më në Coachella 2022. Travis Scott u hoq për shkak të tragjedisë në festivalin Astroworld. Frank Ocean do të performojë në festival në vitin 2023.
Coachella është padyshim festivali më i madh muzikor në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për faktin që frekuentohet nga më shumë se 200,000 njerëz përgjatë dy javëve, por edhe për ndikimin që ka anembanë botës referuar trendeve të modës, muzikës dhe arteve të tjera.