GREQI– Zbardhet emri i 27-vjeçarit shqiptar të vrarë pasditen e sotme në Patra të Greqisë. Mësohet se shqiptari është identifikuar si Mario Metaj, por ende nuk ka të dhëna lidhur me të shkuarën e tij dhe shkakun që mund të jetë sjellë përplasjen me vrasësit e tij, të cilët dyshohet se janë gjithashtu shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në qytetin e Patras, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të qëlluar për vdekje. Policia është vënë në ndjekje të dy personave, që u larguan në këmbë nga vendngjarja pasi kryen vrasjen.